Ndryshimi i kodit penal për abuzimin ndaj grave

Dhuna në familje njihet në kornizën ligjore ndërkombëtare si shkelje e tri të drejtave primare të njeriut:

• E drejta për jetë dhe siguri të personit – Neni 3 Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut, neni 6 dhe neni 9, Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike

• E drejta për barazi – dhuna me bazë gjinore është njohur si formë e diskriminimit nga Konventa për Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Gruas

• Ndalimi i torturës – Komiteti kundër torturës ka konfirmuar që dhuna në familje është formë e torturës.

Dispozitat që kanë të bëjnë me mbrojtjen nga dhuna në familje në janë paraparë me Kodin Penal, Ligjin për mbrojtje nga dhuna në familje, Kodin e Procedurës Penale, Kodin e Drejtësisë për të Mituri dhe Ligjin për ekzekutimin e sanksioneve penale. Dhuna në familje nuk është vepër penale e posaçme në Kodin Penal dhe viktimat nuk mbajnë përgjegjësi para ligjit për mosraportim të përgatitjes së veprave penale, dhe për ofrimin e ndihmës kryerësit pas kryerjes së veprave penale.

Çka do të thotë kjo? – Në rast se dhuna në familje ndodh dhe raportohet, kryesi i veprës potencialisht do të ngarkohet për vepra tjera penale sipas Kodit Penal, si vijon:

• Neni 185 – Kanosja;

• Neni 186 – Ngacmimi;

• Neni 187 – Sulmi;

• Neni 188 – Lëndimet e lehta trupore;

• Neni 189 – Lëndimet e rënda trupore;

• Neni 196 – Privimi i kundërligjshëm i lirisë;

• Neni 199 – Tortura;

• Neni 230 – Përdhunimi;

• Neni 232 – Sulmi seksual;

• Neni 233 – Degradimi i integritetit seksual;

• Neni 243 – Marrëdhëniet seksuale brenda familjes;

• Neni 385 – Moslajmërimi i përgatitjes së veprave penale

• Neni 388 – Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale.

Neni 74 i Kodit Penal parasheh Rregullat e përgjithshme për zbutjen ose ashpërsimin e dënimeve, duke përfshirë dispozitat e lidhura me dhunën në familje, siç është nëse vepra penale është kryer në mënyrë posaçërisht mizore, si dhe prania e dhunës ose kanosjes me dhunë në kryerjen e veprës penale. Neni 24 i Ligjit për mbrojtje nga dhuna në familje përcakton përgjegjësitë e Policisë së Kosovës, duke përfshirë arrestimin e kryesit të dyshuar sipas ligjit, si dhe përdorimin e mjeteve të arsyeshme për të mbrojtur viktimën dhe për të parandaluar dhunën e mëtutjeshme.

Postime të ngjashme