Rëndësia e mbrojtjes së pronësisë intelektuale

Legjislacioni i të drejtës së autorit është pjesë e një legjislacioni më të gjerë, i njohur si pronësi intelektuale. Termi pronësi intelektuale i referohet gjerësisht krijimeve të mendjes së njeriut. Të drejtat e pronësisë intelektuale mbrojnë interesat e krijuesve duke ju dhënë atyre të drejtën e pronës mbi krijimet e tyre. Konventa e krijimit të Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale (1967) jep listën e mëposhtme, të termave që mbrohen nga të drejtat e pronësisë intelektuale:

  • Veprat letrare, artistike dhe shkencore;
  • Interpretimet e artistëve ekzekutues, fonogramet dhe transmetimet;
  • Shpikjet në të gjitha fushat e përpjekjes njerëzore
  • Zbulimet shkencore;
  • Markat tregtare, markat e shërbimeve, emrat komercialë dhe dizenji  met  Mbrojtja kundër konkurrencës së pandershme; dhe
  • të gjitha të drejtat e tjera që vijnë nga aktiviteti intelektual në fushat industriale, shkencore, letrare ose artistike.”

Pronësia intelektuale lidhet me njësitë e informacionit ose të njohurisë, të cilat mund ti përmbajë një objekt i prekshëm në të njëjtën kohë në një numër të pakufizuar kopjesh në vendndodhje të ndryshme kudo në botë. Pronësia nuk është në këto kopje por në informacionin apo njohurinë që pasqyrohet në to. Të drejtat e pronësisë intelektuale karakterizohen gjithashtu nga kufizime të caktuara, si p.sh kohëzgjatja në rastin e të drejtës së autorit dhe patentave. Për herë të parë, rëndësia e mbrojtjes së pronësisë intelektuale, u njoh në Konventën e Parisit për Mbrojtjen e Pronësisë Industriale në 1883 dhe në Konventën e Bernës për Mbrojtjen e Veprave Letrare dhe Artistike në 1886. Të dyja këto traktate administrohen nga Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale (OBPI). Në përgjithësi, vendet kanë ligje për të mbrojtur pronësinë intelektuale për dy arsye kryesore. E para është të japin të shprehur me ligj të drejtat morale dhe ekonomike të krijuesve në krijimet e tyre dhe të drejtat e publikut në përdorimin (aksesin) në këto krijime. E dyta është të promovojnë krijimtarinë, dhe përhapjen e përdorimin e rezultateve të saj, të inkurajojnë tregtinë e ndershme, e cila mund të kontribuojë në zhvillimin ekonomik dhe social. Dy Degët e Pronësisë Intelektuale: Pronësia Industriale dhe e Drejta e Autorit

Pronësia intelektuale zakonisht ndahet në dy degë, respektivisht pronësia industriale, e cila më gjerë thënë mbron shpikjet, dhe e drejta e autorit, e cila mbron veprat letrare e artistike. Pronësia Industriale merr një seri formash. Këto përfshijnë patentat për të mbrojtur shpikjet dhe dizenjot industriale, të cilat janë krijime estetike që përcaktojnë shfaqjen e jashtme të produktit industrial.

Pronësia industriale përfshin gjithashtu markat tregtare, markat e shërbimeve, dizenjimin e jashtëm të qarqeve të integruara, emrat komercialë dhe dizenjimet, si dhe treguesit gjeografikë dhe mbrojtjen kundër konkurrencës së pandershme.

E drejta e autorit lidhet me krijimet artistike, siç janë librat, muzika, pikturat dhe skulpturat, filmat dhe veprat me bazë teknologjike siç janë programet kompjuterike dhe bazat elektronike të të dhënave. Në shumicën e gjuhëve Evropiane, ndryshe nga Anglishtja, copyright (e drejta e kopjes, kopjimit) njihet ndryshe si e drejta e autorit. Shprehja copyright (e drejta e kopjes) i referohet aktit kryesor, i cili lidhur me krijimet letrare e artistike, mund të kryhet vetëm nga autori ose me autorizim të tij. Ky akt është bërja e kopjeve të veprës.

Postime të ngjashme