Pa veprime urgjente, sistemi i mbrojtjes së fëmijëve në Shqipëri, dhe fuqia e tij punëtore, mund të diskreditohet nga paaftësia e vazhdueshme për të mbrojtur fëmijët.
Në vitet e fundit, Shqipëria ka bërë përpjekje të jashtëzakonshme për hedhjen e themeleve në Sistemin e Mbrojtjes së Fëmijëve. Kuadri bazë ligjor dhe i politikave për mbrojtjen e Fëmijëve u përforcua dukshëm në vitin 2017, me miratimin e Ligjit të ri për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës dhe Kodin e Drejtësisë Penale për të Miturit, të hartuara me mbështetjen e pakushtëzuar të UNICEF-it. Agjencia Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve, që është një entitet i përkushtuar institucional, ngriti një rrjet vendor të Punonjësve për Mbrojtjen së Fëmijëve (PMF), i cili zgjeroi mbulimin e shërbimeve të Mbrojtjes së Fëmijëve në të gjithë vendin. Procesi është në përputhje me qasjen e “ndërtimit të sistemeve” për mbrojtjen e fëmijëve, i përqendruar në trajtimin e shkaqeve rrënjësore të cenueshmërisë së fëmijëve, dhe jo vetëm të simptomave. Megjithatë, i gjithë sistemi është në fillimet e tij dhe kërkon mbështetje të konsiderueshme, veçanërisht në nivelin e ofrimit të shërbimeve. Dispozitat e reja ligjore i kërkojnë bashkive që të sigurojnë të paktën një PMF me kohë të plotë nëse numri i fëmijëve në atë bashki arrin në mbi 3,000. Në të kundërt, PMF-të konsiderohen me kohë të pjesshme. Gjithashtu, ligji kërkon që PMF-të të kenë njohuri dhe përvojë në punët sociale. Por nuk është e njëjta situatë për vitin 2018:
Krahas deficitit për sa i përket fuqisë punëtore të kualifikuar në dispozicion, dobësia më e madhe e sistemit vërehet në shpërndarjen e pabarabartë të burimeve dhe kapaciteteve të nevojshme. Sipas Agjencisë Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve, ka dallime të mëdha në numrin e rasteve të raportuara nga PMF të ndryshëm në vit. Në fakt, nga 209 PMF ekzistues, vetëm 83 PMF kanë raportuar të kenë menaxhuar një (apo më shumë) raste të mbrojtjes së fëmijëve në vitin 2016.